Një 32-vjeçar shqiptar me inicialet B.E. u arrestua në Rovato të Italisë për tentativë vjedhjeje me thyerje në picerinë "Amici". Ngjarja ndodhi rreth orës 4:30 të mëngjesit të 7 shkurtit 2026, në rrugën Via Galdina.
Një patrullë e karabinierëve nga Njësia e Chiari vuri re burrin e veshur plotësisht me të zeza dhe me fytyrë të mbuluar, teksa përpiqej të hapte me forcë derën e përparme të lokalit. Me të parë oficerët, i dyshuari u përpoq të largohej në këmbë, por u kap pas një ndjekjeje të shkurtër dhe u arrestua menjëherë.
Gjatë kontrollit personal, karabinierët gjetën dhe sekuestruan mjetin e përdorur për thyerjen e derës. Identiteti i arrestuarit u konfirmua si shqiptar me banim në Këln të Gjermanisë, i cili ka precedentë penalë.
Arrestimi u mundësua falë raportimit të shpejtë nga pronari i picerisë dhe analizës së videos nga kamerat e sigurisë, që regjistroi përpjekjen e hyrjes në lokal. I dyshuari u akuzua për tentativën e grabitjes.