Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar "Gold", duke kapur dhe vënë në pranga shtetasin B. H., 38 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas dyshohet se më 25 mars 2026 ka vjedhur 3 varëse floriri nga një argjendari në lagjen "Namazgja". Gjatë ngjarjes, kur pronari i argjendarisë ndërhyri për të marrë varëset, 38-vjeçari e kanosi për të mos e kallëzuar dhe u largua me vrap.
Hetimet konfirmuan se B. H. është i dënuar më parë për krime ndaj personit dhe pasurisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kryen veprime hetimore të shpejta pas njoftimit për vjedhjen.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.