Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “Identifikimi” dhe arrestuan në flagrancë shtetasin G. F., 52 vjeç, banues në Elbasan.
Ngjarja ndodhi më 2 shkurt 2026, rreth orës 09:00, në lagjen “Visarion Xhuvani” të Elbasanit. G. F. i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës shtetases F. S., 66 vjeçe, banuese në Elbasan. Në çantë kishte një shumë parash, një celular dhe disa dokumente. Si pasojë e sulmit, 66-vjeçarja u dëmtua lehtë në krah.
Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, policia gjeti çantën e vjedhur dhe e sekuestroi në cilësinë e provës materiale. Hetimet u mbështetën në pamjet filmike dhe veprimet hetimore të shpejta.
Policia vijon punën për të dokumentuar vjedhje të tjera që dyshohet se ka kryer G. F.. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.