Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës arrestuan shtetasin A. S., 59 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, në dalje të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë kontrollit të kamionit që drejtonte, u zbuluan 37 steka me paketa cigare elektronike, të fshehura për t'u kontrabandonduar jashtë vendit.
Policia sekuestroi 37 stekat e cigareve elektronike, një telefon celular dhe kamionin ku ishin fshehur mallrat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Kontrollet e imtësuara në hyrje-dalje të vendit synojnë parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare.