Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Pogradecit, ku një automjet është vjedhur në lagjen nr. 1. Sipas të dhënave zyrtare, shtetasi Aurel Hamolli ka përfituar nga fakti që pronari i mjetit ndodhej pak më tutje, ndërsa çelësat ishin lënë brenda automjetit.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë ndërhyrë menjëherë për identifikimin dhe kapjen e autorit. Aurel Hamolli është ndaluar vetëm pak minuta pas kryerjes së veprës penale dhe është shoqëruar në ambientet e komisariatit, ku është bërë edhe arrestimi i tij. Autoritetet policore po vijojnë me veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.