Adriano Patozi, 64 vjeç, u arrestua në Berat nga shërbimet e qarkullimit rrugor dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Apelit e Venecias i kishte caktuar masën e sigurisë arrest në burg për prodhim dhe shitje narkotikësh, si dhe për korrupsion.
Arrestimi u realizua si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale dhe shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe homologëve italianë në Interpol Romës.
Sipas njoftimit policor, Patozi mbante edhe identitet të dytë dhe u ndalua me qëllim ekstradimin.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave për të finalizuar procedurën e ekstradimit drejt Italisë.
Ngjarja ndodhi më 23 shkurt në Shqipëri.