Shkrimtari australian Craig Silvey, 43-vjeçar, u arrestua të hënën në Perth për posedim dhe shpërndarje të materialeve të shfrytëzimit të fëmijëve. Policia bastisi shtëpinë e tij dhe e kapi në flagrancë derisa komunikonte në internet me shfrytëzues të tjerë të tillë. Silvey, që ka tre fëmijë, u paraqit të martën në Gjykatën e Fremantle ku nuk u deklarua për fajësinë dhe iu dha lirimi me kusht.
Silvey njihet për romanin e tij Jasper Jones, të cilin konsiderohet një klasik australian. Ky libër është shitur në më shumë se gjysmë milion kopje, përdoret si tekst në shkolla dhe u adaptua në film. Ai fitoi Çmimin e Vitit të Industrisë Australiane të Librit dhe u rendit në listën e ngushtë për Çmimet Ndërkombëtare Letrare të Dublinit si dhe për Çmimin Letrar Miles Franklin.
Një roman tjetër i tij, Këlyshi, i botuar në vitin 2022, u bë gjithashtu film. Vazhdimi i këtij romani, i lansuar në fund të vitit të kaluar, u shpall libri numër një më i shitur për fëmijë në Australi.
Silvey do të paraqitet sërish në gjykatë më 10 shkurt.