ARRSH ka dhënë njoftim zyrtar për situatën në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd. Segmenti në zonën Arrat e Gurrës, fshati Dragostunjë i Librazhdit, i cili pritej të hapej sot pas ndërhyrjes me bypass dhe aktivizimit të rrugës dytësore, mbetet i pakalueshëm.
Rruga dytësore provizore ka pësuar fundosje dhe rrëshqitje toke, duke dëmtuar punimet e kryera. Për arsye sigurie janë tërhequr mjetet e firmës zbatuese dhe është ndaluar qarkullimi i mjeteve dhe i këmbësorëve.
Strukturat shtetërore do të kryejnë rivlerësim urgjent gjeologjik dhe teknik, pasi terreni paraqitet i paqëndrueshëm dhe sfidues për ndërhyrje. Ngjarja vjen pas rrëshqitjes së mëparshme të dherave në të njëjtën zonë.