Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se sot, rreth orës 11:30, do të realizohet një shpërthim i kontrolluar pranë daljes së tunelit të Llogarasë.
Shpërthimi parashikohet 950 metra nga dalja e tunelit, në drejtim të Palasës, me sasi të vogël eksplozivi. Kjo kryhet në funksion të punimeve për ndërtimin e segmentit të rrugëve lidhëse të Llogarasë, për hapjen e trasesë së rrugës.
Autoritetet theksojnë se procesi është koordinuar me Policinë e Shtetit, për të garantuar menaxhimin dhe sigurinë e qarkullimit të mjeteve.
ARRSH u bën apel qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve për mirëkuptim deri në përfundimin e plotë të këtij procesi pune.