Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar se sot, në orën 12:00, rreth 850 metra nga dalja e tunelit të Llogarasë në drejtim të Palasës, do të kryhet një shpërthim i kontrolluar me sasi të vogla eksplozivi.
Ky veprim është pjesë e punimeve për ndërtimin e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse të Llogarasë, në funksion të hapjes së trasesë së rrugës.
Punimet janë koordinuar me Policinë e Shtetit për menaxhimin dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit të mjeteve. Gjatë këtij procesi, do të pezullohet qarkullimi i makinave në zonën përkatëse.
ARRSH kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe drejtuesve të mjeteve deri në përfundim të ndërhyrjes, duke theksuar se masat e sigurisë janë marrë plotësisht.