Avokati Sokol Hazizaj komentoi në intervistën për News24 çështjen penale ndaj ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, e akuzuar nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Rëndë të Organizuar (SPAK).
Sipas tij, lëvizja e qeverisë për t’u drejtuar Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e saj ka rënduar çështjen, jo e lehtësuar. Hazizaj argumentoi se situata do të ishte më ndryshe nëse kundërshtimi i masave të sigurisë do të bëhej nga vetë Balluku pranë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).
Ai kritikoi qasjen e kryeministrit Edi Rama, i cili iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me pretendimin për konflikt mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor, ndërkohë që sipas avokatit një konflikt i tillë nuk ekziston. Hazizaj e sheh këtë si interlokutim të panevojshëm nga ana e kryeministrit.
Avokati vërejti një rakordancë midis kryeministrit dhe veprimtarisë së SPAK-ut si dhe GJKKO-së. Ai theksoi se veprimet e këtyre strukturave kanë ndikuar ndaj individëve që nuk janë dëshiruar në kabinet. Prej vitit 2016, qeveria nuk ka pasur konflikte me to, sipas tij.
"Mendoj që çështja ndaj zonjës Balluku në momentin që flasim më tepër është rënduar sesa lehtësuar", u shpreh Hazizaj.