Baza amerikane Bondsteel ka dhuruar tre shtretër spitalorë për Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve të Prishtinës.
Ky donacion u realizua me ndërmjetësimin e KFOR-it italian (LMT Italiane), siç njofton kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.
Sipas tij, çdo mbështetje që forcon shërbimet shëndetësore në lagjet e kryeqytetit është një hap drejt një qyteti që kujdeset për mirëqenien e qytetarëve.
Përparim Rama shkroi: «Qendra e Mjekësisë Familjare në ‘Lagjen e Muhaxherëve’ u pajis me tre shtretër spitalorë, donacion nga Bondsteel amerikan, i realizuar me ndërmjetësimin e KFOR-it italian (LMT Italiane). Çdo mbështetje që forcon shërbimet shëndetësore në lagjet tona është një hap më shumë drejt një kryeqyteti që kujdeset për mirëqenien e qytetarëve të tij».