Këtë të enjte, më 4 qershor 2026, ka nisur dita e pestë e protestës qytetare kundër projektit për ndërtimin e një resorti në Zvërnec. Grupe qytetarësh janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej” në kryeqytet, nga ku kanë nisur marshimin drejt godinës së Kryeministrisë.
Duke mbajtur pankarta dhe flamuj, pjesëmarrësit e kanë cilësuar nismën e tyre si një "reagim paqësor". Ata kanë bërë thirrje për bashkim, duke theksuar se mirëpresin çdo qytetar që ndihet i braktisur nga forcat kryesore politike, Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD).
Në protestën e sotme është vënë re edhe prania e Engjëll Canit, babait të të ndjerit Martin Cani, i cili iu është bashkuar tubimit në mbështetje të kauzës kundër projektit në Zvërnec.
Përditësime
Hyn në ditën e pestë protesta kundër projektit të resortit në Zvërnec, e cila është përshkallëzuar sot në qytetin e Durrësit. Demonstruesit kërkojnë anulimin e projektit, duke argumentuar se ai sjell rreziqe të pakthyeshme për ekosistemin. Një ditë më parë, ndërhyrja e Policisë së Shtetit për shpërndarjen e turmës pasoi përplasjet fizike, gjatë së cilës u përdor spraj me piper.