Më 27 janar përkujtohen viktimat e Holokaustit në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore, të shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005. Kjo datë përkon me çlirimin e kampit nazist të përqendrimit Auschwitz-Birkenau më 27 janar 1945.
Termi holokaust, i marrë nga greqishtja e lashtë dhe që do të thotë "sakrificë", nga viti 1945 është bërë sinonim i përndjekjes sistematike të hebrenjve evropianë dhe vrasjeve të 6 milionë prej tyre nga nazistët dhe aleatët e tyre nga viti 1933 deri 1945. Hebrenjtë i referohen ngjarjes me fjalën shoah, që do të thotë "katastrofë".
Para Luftës së Dytë Botërore, ky term përdorej për të përshkruar vdekjen e grupeve të mëdha njerëzish.
Një rol të rëndësishëm në shpëtimin e hebrenjve e kanë luajtur shqiptarët, të cilët kanë strehuar në familjet e tyre hebrenj që kishin ikur nga vendet tjera apo jetonin në Kosovë dhe Shqipëri.