Dogana e Kosovës ka publikuar një njoftim zyrtar për të sqaruar rregullat mbi lirimin nga detyrimet doganore për produktet e duhanit gjatë hyrjes në territorin e Kosovës. Këto rregulla zbatohen në bazë të kufijve sasiorë të përcaktuar qartë për udhëtarët.
Sipas njoftimit, udhëtarët mund të përfitojnë nga lirimi doganor nëse sasia e produkteve është brenda këtyre parametrave:
• 200 cigare;
• 100 cigarillos (me peshë jo më shumë se 3 gramë secila);
• 50 puro;
• 50 gramë duhan për tymosje;
• Ose një përzierje proporcionale e këtyre produkteve.
Dogana ka theksuar se këto kufizime aplikohen ekskluzivisht për mallrat që janë të destinuara për përdorim personal dhe duhet të jenë në përputhje me rregullat doganore në fuqi. Autoritetet doganore u kanë bërë thirrje të gjithë udhëtarëve që të informohen për detajet e nevojshme përpara se të nisen për udhëtim.