Zjarri ne zonen midis territorit te fshatit Lekas dhe Voskopoje, ne vendin e njohur si "Antenat" (njesia administrative Voskopoje, Bashkia Korce), eshte riaktivizuar si pasoje e eres se forte. Kjo vater zjarri, e cila ka qenë problematike edhe gjate diteve te fundit, ka kerkuar ndërhyrje te menjehershme nga ekipet e emergjences.
Aktualisht, operacioni per izolimin dhe shuarjen e flakeve po kryhet nga forcat e Sherbimit Pyjor dhe te Njesise Administrative Voskopoje. Per shkak te veshtiresive qe po shkaktojne ererat e forta, ne zonë janë angazhuar trupa mbeshtetese shtese, te cilat po punojne per te perforcuar operacionin dhe per te siguruar neutralizimin e plotë te vatrave aktive.
Autoritetet ne Bashkine Korce vijojne monitorimin e situates pa nderprerje. Ekipet ne terren pritet te qendrojne te angazhuara deri ne vendosjen e plote te kontrollit mbi flaket, nderkohe qe publiku do te njoftohet ne vijimesi per cdo zhvillim te ri lidhur me masat e ndërmarra.