Avdyl Begaj, 39-vjeçar nga fshati Banjë i Malishevës, i cili ishte shpallur i zhdukur që nga 18 janari 2026, u gjet pa shenja jete mëngjesin e 20 janarit në një fushë afër fshatit Siqevë në komunën e Klinës.
Ridvan Tahiri, vullnetar në Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit, njoftoi se trupi u zbulua rreth orës 10:00-10:20 nga një fshatar ose gjuetar lokal. Ai falënderoi qytetarët, median dhe vullnetarët e Malishevës për pjesëmarrjen në kërkime nga mbrëmja deri në mëngjes.
Sipas zëdhënësit të policisë Gashi, të cituar nga KosovaPress, një fshatar nga Siqevë njoftuan policinë për trupin e shtrirë në fushë. Policia iu përgjigj menjëherë, ndërsa mjeku kujdestar konfirmoi vdekjen. Në vend të ngjarjes janë të pranishme njësitë policore për të sqaruar rrethanat.
Lajmi.net ka kërkuar informacion shtesë nga Policia e Kosovës, por ende pret përgjigje.