Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet sot seanca e parë dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti.
Ai u ndalua të mërkurën nën dyshimin për veprat penale armëmbajtje pa leje, kanosje dhe dëmtim i pasurisë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur në gjykatë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.
Mirlinda Gashi, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e ka konfirmuar këtë kërkesë.
Seanca dëgjimore pritet të fillojë në ora 09:30.