Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po mbahet seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, i njohur me emrin artistik Gjesti. Ai u arrestua më 11 mars.
Prokuroria Themelore e Prishtinës, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se Gjesti dyshohet për kryerjen e veprave penale: "Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve", "Kanosja" dhe "Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë".
Gjatë seancës, babai i të arrestuarit nuk u lejua të marrë pjesë në sallën e gjyqit, sipas tre burimeve. Një burim raporton se seanca nisi më 12 mars dhe po mbahet e mbyllur.
Seanca vazhdoi më 13 mars, kur u konfirmua mosprania e babait të Gjestit në sallë.
Përditësime
Gjesti dyshohet se ka shkuar i armatosur pranë zyrave të studios muzikore Onima në Prishtinë, duke kërkuar E.Sh. dhe duke i thënë stafit: "Ku o se kam me vra".
Ai dëmtoi kompjuterë, tavolina dhe xhama nga revolta.
Policia e gjeti me armë në dorë dhe e sekuestroi atë.
Ngjarja lidhet me mosmarrëveshje për një borxh të mëparshëm.