Gjykata Kushtetuese ka caktuar 26 maj si datë për shqyrtimin e kërkesës së opozitës lidhur me kundërshtimin e dekretimit nga Presidenti të Diellës si ministre virtuale e qeverisë me inteligjencë artificiale.
Padia u depozitua në Gjykatën Kushtetuese nga grupi i deputetëve të Partisë Demokratike (PD), të cilët e kanë cilësuar këtë dekret si antikushtetues.
Në fjalën e parë që Diella mbajti në Kuvend, ajo iu përgjigj akuzave të opozitës duke deklaruar se "makineritë nuk gabojnë, por të gabuara janë vendimet çnjerëzore që merren nga njerëzit".