Gjykata Kushtetuese refuzoi kërkesën për pezullimin nga detyra të ministres Belinda Balluku, anëtare e Këshillit të Ministrave. Sipas vendimit, Kushtetuta nuk parashikon shprehimisht autorizimin e Kuvendit për këtë masë ndaj një ministri.
Gjykata njeh përplasjen reale të kompetencave mes pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor. Megjithatë, për shkak të ndarjes së barabartë të anëtarëve, ajo refuzon të ushtrojë funksionin themelor të interpretimit të Kushtetutës.
Rrëzimi formal i kërkesës nuk krijon standard juridik, nuk orientojnë institucionet dhe nuk zgjidh konfliktin. Vendimi transferon përgjegjësinë pa përcaktuar kufijtë e pushteteve.
Analisti Flogert Muça vlerëson se rasti i Belindës Ballukut ka rëndësi dytësore krahasuar me problemin institucional. Sipas tij, Gjykata shmang interpretimin kushtetues, duke lënë balancën e pushteteve pa arbitër.