Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në qytetin e Shkodrës, ku një person i moshuar ka rënë nga kati i dytë i një pallati. Incidenti ka ndodhur pranë kinemasë "Republika", bëjnë të ditur burimet vendore.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë dhe autoambulanca kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të ofruar ndihmën e parë. I moshuari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Shkodrës, ku po merr trajtimin mjekësor të nevojshëm. Sipas të dhënave paraprake, ai ka pësuar frakturë në këmbë dhe gjendja e tij shëndetësore vlerësohet si e stabilizuar.
Ndërkohë, autoritetet policore kanë nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota që çuan në këtë incident.