Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë pasdites së sotme në një prej stacioneve të plazhit në qytetin e Pogradecit. Një i moshuar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka humbur jetën në vendngjarje.
Sipas informacioneve paraprake, personi në fjalë ka shfaqur probleme shëndetësore teksa ishte duke pushuar buzë liqenit. Mjekët që ndodheshin në shërbim në plazh kanë ndërhyrë menjëherë për t'i dhënë ndihmën e parë dhe për të kryer manovrat e reanimimit, por përpjekjet e tyre kanë qenë të pasuksesshme.
Autoritetet përkatëse kanë nisur punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak.
Përditësime
Sipas burimeve nga grupi hetimor, viktima ka pësuar infarkt kardiak sapo është futur në ujërat e liqenit në Pogradec. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, pak çaste pasi i moshuari hyri për t'u freskuar në një plazh pranë hyrjes së qytetit.