Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 9 janar 2026, te Rruga e Arbrit, pranë urës së Vashës, ku një i ri u përpoq të vetëvritej duke u hedhur poshtë. Ngjarja fatmirësisht u shmang nga ndërhyrja e menjëhershme e disa qytetarëve që po udhëtonin në atë zonë, të cilët e shpëtuan atë vetëm 10 sekonda para se të kryente aktin.
Sipas dëshmisë së njërit prej të pranishmëve, raportuar nga JOQ, gjithçka zhvilloi shpejt dhe i riu ishte i vetëm në momentin e tentativës. Ndërhyrja e qytetarëve rezultoi vendimtare për shpëtimin e jetës së tij.
Identiteti i të riut nuk është bërë publik. Mosha e tij e saktë dhe rrethanat që e shtynë drejt këtij akti mbeten të panjohura. Autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë deri tani.