Gjeneral major Özkan Ulutaš, komandant i misionit paqeruajtës KFOR në Kosovë, priti Blanca Hereza Atienza, ushtruese e detyrës së shefes për Operacione Aktuale në Divizionin e Operacioneve të Stafit Ndërkombëtar në selinë e NATO-s. Takimi u zhvillua në selinë e KFOR-it në Camp Film City në Prishtinë.
Gjatë bisedës u diskutua situata e sigurisë në Kosovë dhe rajon. Ulutaš riafirmoi përkushtimin e KFOR-it për ruajtjen e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke vepruar në mënyrë të paanshme dhe transparente.
Sipas njoftimit të KFOR-it, misioni vazhdon të zbatojë mandatin e tij në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Qëllimi është garantimi i një mjedisi të sigurt dhe i lirisë së lëvizjes për të gjithë banorët e Kosovës.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), secila në rolin e saj si reaguese ndaj çështjeve të sigurisë.