Gjatë seancës për pyetje të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, kryeministri Hristijan Mickoski i dhuroi flamurin maqedonas deputetit shqiptar Riad Shaqiri.
Deputeti Shaqiri mbante në kostum flamurin e vogël shqiptar, të cilin e kishte marrë si dhuratë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Mickoski vuri në dukje mungesën e flamurit maqedonas dhe u shpreh: “Shpresoj që herën e radhës kur të vini në punë në Kuvendin e Maqedonisë, përkrah flamurit shqiptar etni të cilës i takoni, ta mbani edhe atë maqedonas, pasi nga ky shtet merrni rrogë dhe nga këto qytetarë e merrni atë”.
Deputeti Shaqiri iu përgjigj se mburret që është shqiptar dhe se do ta mbante flamurin maqedonas nëse kryeministri ia dhuronte. “Është fakt se unë e kam simbolin tim kombëtar dhe mburrem se jam shqiptar. Këtë ma ka dhënë kryeministri i Shqipërisë. Kur të ma sillni ju flamurin e Maqedonisë së Veriut, mbledhjen e radhës në foltore do të vij me të njëjtin”, deklaroi ai.
Menjëherë pas kësaj, Mickoski ia dha flamurin maqedonas dhe Shaqiri e vendosi në kostumin e tij.