Lufta në Lindjen e Mesme dhe rritja e çmimeve të karburantit për aviacionin kanë çuar në një rritje deri në 15% mesatarisht të çmimeve të biletave të avionëve.
Kompanitë ajrore po përballen me një rritje të kostos së karburantit, që përbën 45-50% të shpenzimeve totale operative. Çmimi i këtij karburanti ka kaluar nga 85-90 dollarë për fuçi në 150-200 dollarë për fuçi, ndonëse nafta Brent qëndron në rreth 120 dollarë për fuçi. Në Evropë, çmimi ka arritur 1.600 dollarë për ton, nga 830 dollarë para konfliktit.
Strategjia e kompanive ajrore
Për të zbutur ndikimin, disa kompani kanë blerë paraprakisht karburant:
- Virgin Australia: 85% të nevojës.
- Ryanair dhe Lufthansa: rreth 75% të kërkesës.
Ndërsa Scandinavian Airlines (SAS) nuk e ka zbatuar këtë strategji dhe po aplikon shtesa më të mëdha në bileta.
Rritje të çmimeve dhe anulime
Në Azi dhe Oqeani, kompanitë po shtojnë tarifa për karburant. Air New Zealand ka rritur biletat brendshme me 6 dollarë dhe ato ndërkombëtare me deri në 54 dollarë për udhëtime interkontinentale. Cathay Pacific ka dyfishuar shtesën, duke rritur koston me 76 dollarë për bileta ndërkontinentale.
Për të kufizuar humbjet, Air New Zealand ka anuluar 1.100 fluturime, duke prekur rreth 44.000 pasagjerë. Sipas analizeve, disa kompani në Azi mund të shohin rritje deri në 55% të çmimeve.