Të dhënat zyrtare të INSTAT nxjerrin në pah se migracioni neto në Shqipëri ka qenë negativ gjatë periudhës 2011-2025, me tendencë rritëse pas pandemisë. Nga 1 janari 2021 deri më 1 janar 2025, diferenca mes largimeve dhe kthimeve arriti 138 mijë persona më shumë largime.
Fenomeni ka qenë i qëndrueshëm prej më shumë se një dekade, por u përshpejtua ndjeshëm pas Covid-19, duke arritur nivelet më të larta të dekadës së fundit.
Ecuria vjetore e migracionit neto
• 2011: -18.765 persona
• 2015: rreth -20.600 persona
• 2016: -9.473 persona (përmirësim përkohshëm për shkak të kthimeve nga Gjermania)
• 2017-2018: rreth -15 mijë persona
• 2019: -23.082 persona
• 2020: -16.684 persona (i ndikuar nga kufizimet pandemike)
• 2021: -32.853 persona
• 2022: -32.497 persona
• 2024: -43.761 persona (niveli kulmor, i ndikuar nga korrektimet e Censusit 2023)
• 2025: -28.836 persona
Pandemia nuk e ndaloi emigracionin, por e shtyu në vitet pasuese. Hapja e tregjeve europiane të punës, kërkesa për fuqi punëtore dhe pritshmëritë ekonomike më të mira jashtë kanë nxitur largimet.
Konfirmim nga Eurostat
Të dhënat e Eurostat tregojnë se për periudhën 2021-2024 vendet anëtare të BE-së kanë dhënë 284.585 leje qëndrimi për herë të parë për shtetas shqiptarë. Lejet për punësim përbëjnë rreth një të tretën e totalit dhe janë dyfishuar krahasuar me periudhën para pandemisë.