Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale reagoi sot ndaj pamjeve të publikuara nga deputeti i Partisë Demokratike Saimir Korreshi lidhur me Spitalin Bashkiak Lushnjë.
Sipas njoftimit zyrtar, pamjet dhe deklaratat i referohen godinës nr. 3, aktualisht jashtë përdorimi dhe në pritje të rikonstruksionit të plotë. Procesi i tenderimit ka përfunduar dhe pritet leja e ndërtimit.
Ministria bën të ditur se repartet janë transferuar në ambiente funksionale. Gjendja në bodrume dhe në hapësirat e jashtme ka karakter të përkohshëm dhe do të sistemohen.
Spitali Bashkiak Lushnjë vazhdon të ofrojë shërbime për pacientët në kushte të sigurta. Ministria deklaron se institucioni mbetet i hapur për çdo verifikim nga autoritetet kompetente.
Përditësime
Elton Korreshi ka publikuar video të reja, të xhiruara 3 ditë më parë dhe sot, duke mohuar pretendimet se pamjet në Spitalin e Lushnjës janë të vjetra.
Videot tregojnë:
- Rikonstruksion të ndalur prej 8 muajsh.
- Urgjencën e maternitetit me kushte më të këqija.
- Pajisje eko dhe skaner jo funksionale.
Korreshi sfidon publikisht ministrin Malaj, deputeten Kiduina Zaka dhe deputetët e tjerë të PS.
Spitali i Lushnjës nuk ka reaguar.