Fitore Pacolli, ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në Kosovë, ka njoftuar më 10 mars 2026 vendimin për nisjen e procesit të rikthimit të rrjedhës së lirë natyrore të lumenjve në vend.
Sipas saj, ky vendim hap rrugën për identifikimin dhe largimin gradual të pengesave të vjetruara në shtretërit e lumenjve, përfshirë digat e vogla dhe pragjet.
"Përmes këtij vendimi synojmë të përmirësojmë cilësinë e ujit, të rikthejmë migrimin natyror të faunës ujore dhe të zvogëlojmë rreziqet nga përmbytjet që shkaktohen nga bllokimi i mbeturinave dhe drunjve gjatë prurjeve të mëdha", ka shkruar Pacolli në Facebook.