Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se më 23 tetor 2026, me rastin e shënimit të festës shtetërore të 23 Tetorit – Ditës së Luftës Revolucionare Maqedonase, do të përdoren mjete ajrore pa pilot, ose dronë, për incizime nga ajri.
Sipas njoftimit të ministrisë, parkimi i Muzeut të Artit Bashkëkohor do të jetë i rezervuar për ceremoninë solemne nga ora 10:00 deri në 23:30. MPB-ja u bëri thirrje qytetarëve t’i largojnë automjetet nga parkingu gjatë kësaj periudhe.
Ministria bëri të ditur se aktivitetet do të zhvillohen në kuadër të masave të planifikuara për shënimin e festës. Në lokacione të caktuara pritet të vërehet prani dhe lëvizje e shtuar e mjeteve ajrore pa pilot.
MPB-ja tha se aktivitetet janë planifikuar paraprakisht dhe kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve, me qëllim që ato të zhvillohen pa pengesa dhe në mënyrë të sigurt.