Sheqere Zeko, 72-vjeçare banore e Azilit të Pleqve në Gjirokastër, ka ndërruar jetë pas rënies nga tarraca e këtij institucioni mesditën e 4 marsit.
Ajo ra nga një lartësi rreth 7 metrash ndërsa sodiste natyrën në tarracë dhe pësosi fraktura në shpatull dhe në këmbë. Menjëherë u transportua me autoambulancë në Spitalin e Gjirokastrës, ku iu nënshtrua ekzaminimeve të zakonshme. Gjendja e saj fillestare u vlerësua e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.
Rreth një orë më pas, gjendja shëndetësore u përkeqësua, çka bëri të domosdoshëm transferimin në Spitalin Memorial të Fierit për trajtim më të specializuar. Sipas konfirmimit nga ky spital, Sheqere Zeko mbërriti e pajetë në pavionin e traumës.
Lajmi është konfirmuar përmes kanaleve zyrtare të Spitalit Memorial të Fierit. Rrethanat e plota të ngjarjes pritet të sqarohen nga autoritetet përkatëse.
Përditësime
72-vjeçarja ndërroi jetë gjatë transportimit drejt Spitalit Memorial të Fierit.