Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 28-vjetorin e ngjarjes së 28 shkurtit 1998 në Likoshanin dhe Qirezit të Drenicës.
Sipas mesazhit të saj përkujtimor, regjimi i Serbisë kreu një akt të terrorit shtetëror, duke vrarë 24 banorë, prej të cilëve 20 civilë dhe katër dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Osmani e cilësoi këtë si përpjekje brutale për të thyer shpirtin e lirisë që po rritej në Drenicë dhe në të gjithë Kosovën.
Ajo theksoi se gjaku i të rënëve u bë thirrje për qëndresë, dinjitet dhe liri, duke u bërë pjesë e themelit mbi të cilin u ngrit rrugëtimi drejt çlirimit dhe shtetndërtimit.
Presidentja nënvizoi se kujtimi i martirëve dhe dëshmorëve të Likoshanit dhe Qirezit është amanet për drejtësi dhe për ruajtjen e lirisë.
Mesazhin e saj, Osmani e përfundoi me fjalët: “Lavdi e përjetshme të rënëve të Likoshanit dhe Qirezit”.