Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se punimet në segmentin Librazhd-Prrenjas, në fshatin Dragostunjë, kanë përfunduar. Qarkullimi në këtë aks kombëtar është rikthyer normalisht.
ARRSH, pas vlerësimit të situatës, mori menjëherë masat e nevojshme në terren. U hoq masivi rrezikshëm që paraqiste rrezik për rënie të pakontrolluar. Sipërfaqja u pastrua plotësisht dhe u krijua një skarpatë normale, pa rrezikshmëri për lëvizjen e mjeteve.
Kjo ndërhyrje do të rrisë ndjeshëm sigurinë rrugore, do të parandalojë rrezikun nga rrëshqitjet apo rëniet e materialeve inerte dhe do të përmirësojë qarkullimin për banorët e zonës dhe përdoruesit e tjerë të këtij aksi të rëndësishëm kombëtar.
ARRSH falënderon drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës për mirëkuptimin dhe durimin e treguar gjatë punimeve.