Një përleshje mes tre personash ka ndodhur në lagjen nr. 5 të Pogradecit, ku u plagos shtetasi I.B., 52 vjeç, banues në Pogradec.
Ngjarja pasoi një konflikt për motive të dobëta mes E.Ç., 34 vjeç, banues në Pogradec, E.A., 31 vjeç, banues në fshatin Hudënisht të Pogradecit, dhe I.B..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë E.Ç., i cili dyshohet se ka dëmtuar I.B.-në me mjet të mprehtë.
Gjatë kontrollit fizik të të arrestuarit, policia gjeti dhe sekuestroi një thikë dhe një send të mprehtë (gërshërë) në cilësinë e provës materiale.
I.B. mori lëndime në trup, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet e mëtejshme i kaluan prokurorisë vendore për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe motivet e ngjarjes.