Një makinë tip Mercedes-Benz dhe një motoçikletë u përplasën mëngjesin e 12 tetorit në rrethrrotullimin e Plasmasit, në Lushnjë. Drejtuesi i motoçikletës u lëndua dhe u transportua në Spitalin e Lushnjës për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident u përfshinë një makinë tip Benz, me targë AA 840 DE, dhe një motoçikletë, me targë AA 818. Përplasja ndodhi në pjesën e brendshme të rrethrrotullimit. Paraprakisht dyshohet se automjeti e goditi motoçikletën nga pas, duke bërë që drejtuesi i saj të rrëzohej dhe të pësonte dëmtime.
Shërbimet e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e shkaqeve e të rrethanave. Drejtuesi i automjetit tip Benz po merret në pyetje nga policia.
Grupi hetimor po vijon punën për të sqaruar dinamikën e përplasjes.