Përfaqësuesit e platformës qytetare "Liria ka Emër", Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini, vizituan më 15 shkurt 2026 nënën e Hashim Thaçit, Hyrë Thaçi, në Burojë të Drenicës.
Vizita ndodhi në një moment kur procesi gjyqësor në Hagë hynte në fazën finale. Përfaqësuesit shprehën solidaritet dhe mbështetje të plotë për Hyrë Thaçi dhe familjen Thaçi, duke theksuar besimin e tyre në triumfin e drejtësisë dhe kthimin e shpejtë të Hashim Thaçit në Kosovë.
Gjatë takimit, ata njoftuan Hyrë Thaçi për marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, si shprehje mbështetjeje popullore për çlirimtarët e gjykuar në Hagë.
Eliza Hoxha deklaroi: “Qëndrojmë pranë nënës Hyrë me respekt dhe mirënjohje për sakrificën e saj. Besojmë se drejtësia do të triumfojë dhe se Presidenti Thaçi do të kthehet sa më shpejt në shtëpi, pranë familjes dhe popullit të tij”.
Ismail Tasholli shtoi: “Ai i mungon vendit tonë në këtë kohë sfidash. Kemi shumë punë për të bërë dhe besojmë se do të rikthehet për të vazhduar kontributin e tij”.
Hyrë Thaçi falënderoi përfaqësuesit për vizitën, solidaritetin dhe mbështetjen në këtë moment vendimtar.
Platforma “Liria ka Emër” ritheksoi angazhimin për drejtësi të paanshme dhe mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare, si dhe besimin në kthimin e çlirimtarëve në Kosovë.