Policia e Kosovës ka kryer kontrolle në Leposaviq dhe Zveçan më 9 shkurt 2026, ku ka gjetur dhe konfiskuar armatim dhe pajisje ushtarake.
Në një shtëpi të pabanuar në Leposaviq, pronë e një mashkulli shtetas serb, rreth orës 14:29, policia ka sekuestruar:
• 59 fishekë kalibri të panjohur;
• një kuti metalike;
• një helmetë ushtarake;
• një xhaketë me emblemë të Serbisë;
• një futrollë për thikë;
• një pjesë të jelekut antiplumb;
• një çantë ushtarake;
• dy karikatorë të armës automatike AK-47;
• një karikator tjetër me një fishek.
Prokurori kompetent u njoftua dhe urdhëroi inicimin e procedurës penale. Hetimet vazhdojnë për të sqaruar origjinën e këtyre mjeteve dhe përgjegjësinë e personave të përfshirë.
Në Zveçan, rreth orës 13:35, në shtëpinë e një mashkulli kosovar, u gjet dhe konfiskua një pushkë gjuetie pa municion dhe pa leje të vlefshme. Pas intervistimit, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.