Policia e Velipojës ka njoftuar se ka proceduar në total 24 persona pas përleshjes së protestuesve me punonjësit e një kompanie sigurie dhe dëmtimeve të mjeteve të firmës që ndërton një resort në Rrjoll. Ngjarja ndodhi dje në Baks-Rrjoll.
Janë arrestuar Nardi Malaj, 51 vjeç, dhe Tur Shullani, 45 vjeç, të dy banorë të Baks-Rrjollit. Të arrestuarit akuzohen për veprat penale shkatërrim prone, kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose shërbim publik si dhe plagosje e rëndë me dashje.
Janë proceduar në gjendje të lirë 7 persona:
- L. K., 32 vjeç (Ivanaj);
- A. N., 33 vjeç (Gomaiqe);
- D. N., 27 vjeç (Gomsiqe);
- N. M., 70 vjeç (Gomsiqe);
- Z. Sh., 54 vjeç (Velipojë);
- Z. M., 33 vjeç (Rrjoll);
- P. M., 69 vjeç (Rrjoll).
Ndaj tyre rëndojnë akuzat për shkatërrim prone dhe kundërshtim të punonjësit shtetëror.
Janë shpallur në kërkim 15 persona:
- A. M., 30 vjeç (Baks-Rrjoll);
- A. M., 28 vjeç (Baks-Rrjoll);
- D. Sh., 20 vjeç (Pulaj);
- Gj. P., 60 vjeç (Torovicë);
- L. K., 39 vjeç (Torovicë);
- M. K., 32 vjeç (Torovicë);
- P. M., 30 vjeç (Baks-Rrjoll);
- S. K., 44 vjeç (Torovicë);
- N. K., 35 vjeç (Torovicë);
- P. K., 27 vjeç (Luarzë);
- A. Zh., 31 vjeç (Ishull Shëngjin);
- A. P., 46 vjeç (Torovicë);
- S. Sh., 52 vjeç (Pulaj);
- S. K., 19 vjeç (Torovicë);
- G. P., 55 vjeç (Baks-Rrjoll).
Protesta kundërshtoi ndërtimin e resortit Blue Borgo nga biznesmeni Bashkim Ulaj. Banorët pretendojnë se po u grabiten pronat, ndërsa policia vlerëson se ndërtimi zhvillohet me leje.
Përditësime
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë njohu pronësinë e familjes Malaj mbi 20 700 m² (2.1 ha) tokë në Rrjoll, pranë Blue Borgo.
Vendimi u mor pak ditë më parë, pas një procesi ligjor të nisur në 2018 nga Nikollë Malaj kundër Agjencisë së Trajtimit të Pronave, që zgjati 8 vjet.
Gjykata pranoi padinë pjesërisht.
Banorët presin vendim edhe për pjesën tjetër të tokës së projektit.
Policia e Shtetit arrestoi N. M., 51 vjeç nga fshati Pulaj, për shkatërrimin e pronës, kundërshtimin e punonjësit shtetëror dhe plagosjen e rëndë me dashje.
Firma ndërtuese e resortit është Gener 2.
Policia korrigjoi numrat: 4 arrestime dje (në vend të 2) dhe 6 persona në procedim (në vend të 7).