Pas protestës së Partisë Demokratike më 8 majin, policia procedoi penalisht 6 persona për akte dhune dhe hedhje molotovësh në drejtim të efektivëve.
Mes të proceduarve janë 3 shtetas italianë, të cilët hetimet kanë provuar se kanë kryer akte dhune ndaj forcave të rendit, por nuk rezultojnë të përfshirë në hedhjen e molotovëve.
Të pyetur nga hetuesit, italianët refuzuan të flasin për arsyet e përfshirjes së tyre në protestë dhe mënyrën se si u bënë pjesë e tubimit.
Ngjarja ndodhi në Tiranë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe policisë.