Safet Rustemi, i njohur si Safet Bajri, ka depozituar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë për të kundërshtuar masën e sigurimit personal Arrest me burg të vendosur ndaj tij.
Në padinë e paraqitur, Bajri kërkon shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të tre vendimeve gjyqësore që kanë caktuar dhe lënë në fuqi këtë masë. Vendimet e kundërshtuara janë:
- Vendimi nr. 22, datë 24.02.2025, i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
- Vendimi nr. 20 (87-2025-93), datë 20.03.2025, i Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
- Vendimi nr. 00-2025-1018, datë 24.06.2025, i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë.
Sipas kërkesës, Bajri argumenton se këto vendime cenojnë të drejtat dhe liritë e tij kushtetuese, pasi masa Arrest me burg është e pajustifikuar dhe jo proporcionale.
Gjykata Kushtetuese pritet të vendosë së pari mbi pranueshmërinë e kërkesës, para se të shqyrtojë në themel pretendimet e paraqitura.