Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitë antikontrabandë kanë sekuestruar 44 pako cigaresh pa banderola në garazhin e një shtëpie në Prishtinë.
Kontrolli u realizua pas marrjes së autorizimit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe informacioneve operative. Cigaresh dyshohet se janë kontrabanduar në territorin e Kosovës. Vlera e përgjithshme e mallit vlerësohet rreth 15 mijë euro, ndërsa shmangiet nga pagesa e taksave dhe detyrimeve doganore llogariten mbi 30 mijë euro.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, personi i dyshuar – njëkohësisht pronar i mallit – u intervistua lidhur me rrethanat e rastit. Malli i gjetur u konfiskua.
Dogana e Kosovës thekson përkushtimin në luftën kundër kontrabandës dhe mbrojtjen e tregut të ligjshëm, duke bashkëpunuar me organet e drejtësisë.