Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mat, kanë evidentuar dhe goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike në doza. Ngjarja ndodhi më 25 janar 2026 në Klos.
Shtetasi F.P., 38 vjeç, banues në fshatin Suç të Klosit, u vu në pranga në flagrancë. Ai posedonte 19 copë doza kanabisi gati për shitje në ambientet e punës së tij (bilardo).
Lënda narkotike që posedonte ky shtetas dhe celulari i tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.
Policia vazhdon kontrollet e njëpasnjëshme për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të tilla.