Të gjitha biletat për ndeshjen mes Sllovakisë dhe Kombëtares së Kosovës janë shitur plotësisht. Tifogrupi Dardanët njoftojnë për interesin e madh të tifozëve.
Nga sot e tutje, nuk pranohen kërkesa të reja për bileta, pasi lista e rezervimeve është përmbyllur. Dardanët falënderojnë tifozët për mbështetjen dhe njoftojnë se të gjithë ata që kanë siguruar biletë janë konfirmuar.
"Faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme. Të gjithë që siguruan biletë janë konfirmuar," shkruajnë Dardanët në njoftimin e tyre zyrtar.
Tifozët që nuk arritën të sigurojnë biletë për këtë ndeshje mund të vazhdojnë regjistrimin për abonime vjetore, për të ndjekur duelet e ardhshme të Kombëtares së Kosovës.