Eurostat ka publikuar të dhënat për përdorimin e transportit publik në vendet e Europës. Në Shqipëri, pavarësisht se mjetet e transportit publik kufizohen te autobusët, 17% e banorëve e përdorin çdo ditë, duke u renditur në vend të pestë pas Hungarisë, Zvicrës, Çekisë dhe Luksemburgut, mbi mesataren europiane prej 10.7%. Transporti publik përfshin autobusët, tramvajet, trenat dhe metrotë, por përjashton taksitë ose biçikletat me qira.
Sipas frekuencës:
- 20.4% e shqiptarëve e përdorin çdo javë, vend të tretë pas Zvicrës dhe Luksemburgut;
- 21% çdo muaj, vend të dytë pas Turqisë;
- 11.6% më pak se një herë në muaj, ndër të fundit në Europë;
- 30.2% nuk e përdorin fare, po ashtu ndër të fundit.
Meshkujt e përdorin më shumë se femrat: 17.9% e meshkujve mbi 16 vjeç udhëtojnë çdo ditë krahasuar me 15.8% të femrave.
Sipas grupmoshave, përdorimi çdo ditë është më i lartë te të rinjtë:
- 33.8% meshkuj 16-29 vjeç;
- 34.9% femra 16-29 vjeç;
- 18.8% meshkuj 30-64 vjeç;
- 15.3% femra 30-64 vjeç;
- 4% pensionistë.
Përdorimi i lartë shpjegohet me numrin e ulët të mjeteve motorike. Shqipëria ka 443 mjete për mijë banorë, ndër më të ulëtat në Europë. Vetëm autoveturat arrijnë 328 për mijë banorë në 2024, krahasuar me mesataren europiane prej 578.