Çmimet e karburanteve në Shqipëri janë rritur sërish. Nafta po shitet për 184 lekë për litër, ndërsa benzina për 185 lekë për litër, mesatarisht 184 lekë për litër.
Kjo rritje vjen pavarësisht se Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar marrjen në monitorim të tregut të hidrokarbureve. Operatorët e karburanteve e argumentojnë rritjen me shtrenjtimin e naftës në bursat ndërkombëtare, për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme.
Aktualisht, Shqipëria është vendi i parë në rajon, i shtatë në Evropë dhe i dhjetë në botë për çmimin më të lartë të naftës.