Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu sërish gjyqin për dosjen e inceneratorit të Tiranës. Të dënuarit në shkallën e parë kanë ankimuar vendimin, ndërsa procesi ka mbetur i bllokuar prej muajsh në Apelin Antikorrupsion.
Shkak për shtyrjen e seancës u bë mungesa e njërit prej avokatëve të të pandehurve. Gjykata vendosi që seanca e radhës të zhvillohet më 19 janar në orën 10:00.
Në lidhje me këtë çështje, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) në shkallën e parë ka dënuar Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon, të cilët aktualisht janë liruar nga qelia, si edhe Taulant Tushën, Namik Samixhiun, Bledar Karolin, Fatjon Muratin, Valbona Ballgjinin dhe Sidita Koplikun. Ndërkohë, Jetmir Llapaj është shpallur i pafajshëm.
Procesi gjyqësor vazhdon të zhvillohet në kushte të pezulluara, me pritje për zhvillime të reja në datën e caktuar.