Sot, më 15 qershor 2026, do të përcillet për në banesën e fundit Albian Imri Osmanaj, i cili humbi jetën pas një përleshjeje me thikë në fshatin Kobaj të Prizrenit. Lajmin për ndarjen nga jeta të të riut e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Sipas informacioneve, viktima dhe i dyshuari për këtë ngjarje tragjike kanë qenë djem të axhës. Konflikti dyshohet se ka nisur si pasojë e mospajtimeve lidhur me emërtimin e një rruge në fshatin ku ata banonin.
Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të zhvillohet pas namazit të Ikindisë.