Sipas raportit të UNESCO-s për arsimin, studentët shqiptarë largohen drejt universiteteve jashtë vendit me ritme më të shpejta se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor. Ky zhvillim reflekton kombinimin e emigracionit, rënies së popullsisë në moshë shkollore dhe orientimit drejt mundësive ndërkombëtare.
Raporti thekson se Shqipëria ka përqindje të lartë të studentëve që ndjekin studimet jashtë dhe kjo prirje është përshpejtuar në vitet e fundit. Numri i tyre është rritur më shpejt se në rajon, duke ecur paralelisht me rënien e maturantëve për shkak të emigracionit dhe tkurrjes demografike.
Arsyet kryesore
• Orientimi drejt arsimit të lartë dhe mundësia për studime jashtë kanë shtyrë të rinjtë të qëndrojnë më gjatë në sistemin arsimor.
• Emigracioni ka transformuar: në vitet '90 dominohej nga punëtorët pakualifikuar, ndërsa sot të rinjtë largohen për arsim dhe karrierë profesionale.
• Rreth 50% e popullsisë shqiptare ka pasur përvojë emigracioni që nga viti 1991, me pjesë të madhe të arsimuar në nivele të larta.
Sistemi i arsimit të lartë në Shqipëri ka ndryshuar pas hyrjes në procesin e Bolonjës në vitin 2003. Kjo solli rritje të shpejtë të regjistrimeve dhe mobilitetit studentor, me numrin e studentëve që u rrit mesatarisht me 13% në vit midis 2003 dhe 2013.