Një ngjarje tragjike është shënuar në fshatin Sinë, të Njësisë Administrative Arras në Bashkinë Dibër, ku një shtetas ka humbur jetën gjatë ushtrimit të aktivitetit të peshkimit. Viktima, e identifikuar si Ervis Kaloshi, banues në të njëjtin fshat, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, çka ka rezultuar fatale për të.
Sipas të dhënave paraprake nga institucionet ligjzbatuese, incidenti ka ndodhur rreth orës 14:00. I riu ka qenë i shoqëruar nga persona të tjerë në momentin kur ka ndodhur goditja nga energjia elektrike. Pas konstatimit të ngjarjes, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për kryerjen e ekspertizës mjeko-ligjore, ndërkohë që grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve që çuan në këtë incident.
Përditësime
Grupi hetimor konfirmoi se incidenti ku humbi jetën 31-vjeçari Ervis Kaloshi ka ndodhur gjatë aktivitetit të peshkimit në rrjedhën e lumit Drini i Zi. Autoritetet po kryejnë verifikimet për të saktësuar mjetet e përdorura gjatë peshkimit në zonë.